
Profili i tij eshte rritur me shume durim dhe pune. Sot ai eshte nga emrat me te suksesshem te kinemase dhe teatrit. Ai per te cilin po flasim eshte Helidon Fino.
Por jeta e Helidonit nuk eshte e perfshire vetem ne fushen profesionale. Mengjesi i tij, u takon miqve. Nje prej tyre eshte aktori dhe njekohesisht edhe partneri i tij ne filmin “Lindje, Perendim, Lindje”, Gentian Hazizi.
Genti na tregon eksperiencen e tij gjate punes me Helidonin.
“Elidoni eshte nje nga aktoret me te levizshem te sheshxhirimit, qe nuk rri ne nje vend. Eshte ngacmues, une shpeshhere i them se t’i e ben per te hequr emocionet. Megjithate eshte shume bashkepunues”, thote Genti.
Ndersa miku tjeter i Helidonit, Elvis Lule nuk ngurron te na pershkruaje natyren e aktorit gjate punes dhe po ashtu friken qe ka per t’i propozuar Helidonit, nje rol ne shfaqet qe ve ne skene.
“Faktikisht une e kisha pak frike Elidonin. Mendoja se do ma turbullonte sheshin e xhirimit, por ndodhi pikerisht e kunderta. Ishte shume i rregullt dhe profesionist i vertete”, thote Visi.
Por teksa ndjekim Helidon Finon ne aktivitetin e tij, karakteri i tij sa humoristik dhe ngacmues eshte nder ato elemente qe nuk kalojne pa rene ne sy. Ja se ç’na tregon miku i tij Genti.
“Ne jeten e perditshme eshte vulnerabel. Eshte nje nga njerezit me aktiv qe kam njohur. Ndoshta kjo ka te beje me natyren time qe jam mjaft aktiv, por shume tolerant, ndersa ai eshte aktiv gjate gjithe kohes”, shprehet Genti.
Por jo gjithçka eshte kaq roze e blu. A ka dicka qe miqte e tij do ta korrigjonin tek ai?
“Eshte nje nga njerezit me te bezdisshem dhe me bezdis deri ne ate fare pike sa nuk dua ta takoj diten tjeter. Por ose njeri ose tjetri e merr ne telefon per nje kafe. Eshte nje njeri qe te le ta presesh. Mund ta presesh ne nje lokal per 30 minuta dhe ai te vjen dhe te justifikohet, kur eshte vete duke pritur te ben naming”, thote Genti.
Gjithashtu ai nuk harron t’i jape mikut te tij edhe keshilla mbi profesionin qe ushtron.
“Te kete nje sens autokontrolli rreth vetevetes. Kete i kam sugjeruar gjithmone. Te bej njehere ate qe nuk di, ate qe ka frike se nuk e ben, sepse ndoshta ajo do i dali me mire”, thote Genti.
Pas nje bisede dhe nje kafeje mengjesi me miqte Helidonit i duhet te largohet per ne punen e tij, ne teatrin kombetar, ku duhet te pergatitet per te vene ne skene dramen amerikane “Kush ka frike nga Virxhina Ulf”.
Top Channel