Juventus “turperohet” nga Katania

20/12/2009 17:15

Vazhdon te thellohet kriza e Juventusit. Bardhezinjte jane mundur me rezultatin 1-2 ne shtepine e tyre ne ndeshjen e javes se 17 te Serise A ndaj Katanias duke rrezikuar seriozisht pankinen per trajnerin Ferrara.

Sicilianet te cilet mbajne edhe vendin e fundit te klasifikimit kaluan ne avantazh ne minuten e 23 me ane te nje penaltie te shnderruar ne gol prej Martinez dhe megjithe perpjekjet e djemve te Ferraras rezultati nuk ndryshon ne pjesen e pare.

Me nisjen e pjeses se dyte Juventus kembengul dhe gjen barazimin ne minuten e 66 te takimit me ane te boshnjakut Salihamixhic i cili shenoi pas nje topi te marre prej Diegos.

Tre minuta nga perfundimi i kohes se rregullt te takimit, Katania ben surprizen, shenon  golin e dyte me ane te Hulio Izcos qe i jep edhe fitoren e dyte ne kete sezon skuadres se tij duke e ngjitur ate ne kuoten e 12 pikeve po aq sa Siena.

Ne ndeshjet e tjera te javes se 17, Roma mund paster Parmen 2 me 0. Golat u shenuan nga Burdizo dhe Brigi. Livorno mund Sampdorian 3-1, Napoli mund Kievon 2-0 ndersa Palermo fitoi ndaj Sienes 1-0.

Nderkohe pas shkak te motit te keq ndeshjet, Bolonja-Atalanta, Fiorentina-Milan, Xhenoa-Bari dhe Udineze-Kaljari u shtyne ndersa Inter-Lacio luhet ne mbremje.

Top Channel