Ferrara: Nuk dorehiqem

20/12/2009 19:25

Pas humbjes se turpshme ndaj Katanias ne Olimpiko te Torinos, trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara nuk ka pranuar te dorehiqet dhe te braktise sic e quajti ai “anijen ne stuhi”.

“Jam nje adhurues i detit dhe tani ne jemi ne mes te nje stuhie. Une nuk e le anijen time. Ideja e nje doreheqjeje nuk me ka kaluar kurre ndermend. Qe te dalim nga kjo stuhi duhet te jemi te bashkuar qe te gjithe”, eshte shprehur Ferraras pas ndeshjes ndaj Katanias.

Megjithe kundershtimet e tifozeve ndaj skuadres, trajneri Ferrara ka marre besimin e presidentit te Zonjes se Vjeter,  Zhan Klod Blank.

“Qendrimi yne nuk ndryshon dhe Ferrara ka besimin tone te plote, e rendesishme eshte te vazhdojme te punojme fort, rezultatet do te vijne”, deklaroi Blank duke hedhur poshte zerat e nje merkatoje ne janar.

Top Channel