Derbi i trajnereve italiane mbaron 1-1

20/12/2009 21:15

Celsi nuk arrin te perfitoje maksimumin nga hapi fals i Manchester United ndaj Fulham. Blute e Londres barazuan ne transferte me skuadren e West Ham.

West Ham kaloi i para ne avantazh ne minuten e 8 te takimit duke shtangur skuadre e Ancelotit.

Megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave, lojen e ashper dhe me nerv rezultati i pjese se pare nuk ndryshon.

Me nisjen e pjeses se dyte, blute e Londres intensifikuan sulmet e tyre duke iu afruar shpesh here golit, por pa e gjetur ate deri ne minuten e 61 kur Lampard barazoi rezultatin ne tentativen e trete te penalties se akorduar nga gjyqtari.

Minutat ne vazhdim te takimit nuk ndryshuan rezultat duke e mbyllur “derbin” e trajnereve italiane ne Premier Lige ne barazim 1-1.

Top Channel