Angli, John Terry perfshihet ne skandal

20/12/2009 21:25

Nuk ka paqe per John Terry ne Angli, pas skandalit te babait te tij tashme eshte vete mbrojtesi i Chelsea qe perfshihet ne nje miniskandal.

Paguhet rreth 180 mije euro ne jave, por mesa duket keto para nuk i mjaftojne kapitenit te bluve te Londres i cili ben pune te dyte per te rritur te ardhurat e tij.

Sipas te perjaveshmes angleze “News of the World”, mbrojtesi ka nje aktivitet te paligjshem si operator i nje agjensie fantazem qe merr persiper vizitat private ne kompleksin sportiv te Chelsea ne Kobhem.

Kjo gazete ka zbuluar nje video ku shihet se Terry se bashku me mikun e tij Tony Bruce kane organizuar per tre biznesmen qe ne fakt ishin gazetar te “News Of The World” nje shetitje 2 oreshe ne kompleksin e skuadren londineze, ne kembin te 11 mije eurove.

Ne video shihet se miku i Territ, Tony Bruce i kerkon te biznesmeneve te mos flasin per kete gje dhe ne rast se zbulohet atehere ata duhet te pohojne se Terri nuk di asgje.  

Biznesmenet jane paraqitur ne kompleksin e Celsit ne oren 10:30 te mengjesit dhe jane prezantuar si miqte e John Terry, i cili per me shume se 2 ore i ka shetitur ne te gjitha ambjentet e klubit duke perfshire edhe dhomat e zhveshjes.

Ne videon e gazetareve te paraqitur si biznesmen eshte pare edhe trajneri i skuadres Carlo Ancelotti qe po drekonte, dhe lojtaret Michael Ballack dhe Didier Drogba te cilet ishin nenshtruar nje terapie.

Sipas gazetes “News of the World”, kapiteni i Chelsea ka theksuar se 8000 sterlina do t’i jepte per bamiresi per femijet e varfer.

Top Channel