Trump divorcohet nga italiani Rubicondi

19/12/2009 14:20

‘Historia e dashurise’ mes Ivana Trump dhe italianit Rossano Rubicondi ka mberritur ne finish.

Miliarderja amerikane njoftoi sot divorcin nga burri i bukur, 20 muaj pas marteses se tyre ne Florida.

Trump, sot 60 vjecare, e motivon ndarjen nga menyra e jeteses gjithnje larg njeri-tjetrit per shkak te puneve dhe impenjimeve personale.

Ivana Trump ka qene gruaja e nje prej emrave me te medhenj te biznesit amerikan Donald Trump.

Top Channel