Shpetim Duro: Gjyqtaret po ndeshkojne Besen

18/12/2009 12:55

Nuk kishte ndodhur asnjehere gjate ketij sezoni. Megjithate, duket se trajneri Shpetim Duro mendon se tashme eshte mbushur kupa dhe pas sfides se djeshme me Tiranen, ai e ka drejtuar gishtin nga gjyqtari Erion Dobi.

Trajneri i Beses ka deklaruar se skuadra e tij po ndeshkohet rende nga “xhaketat e zeza”, ndersa per barazimin 1-1 ai u shpreh se verdhezinjte meritonin me shume.

“Me keta gjyqtare qe drejtojne ndeshjet ne Kategorine Superiore, Besa po ndeshkohet shume rende. Deri me tani kemi lene mjaft pike rruges dhe ne kete pike jemi penalizuar edhe nga vendimet e arbitrave”, deklaroi trajneri. “Per sa i takon barazimit 1-1 me Tiranen, mund te them se jam i pakenaqur, pasi i kishim shanset qe te fitonim. Megjithate, edhe ne kete sfide, gjyqtari i ka kaluar limitet me vendimet e tij. Ai (Dobi) na ka mohuar aksione te pastra per shenim, duke akorduar pozicione te paqena jashte loje te sulmuesve tane. Por, kjo nuk ishte menyra e vetme sesi arbitri favorizoi Tiranen. Ne minutat e fundit ai fershelleu nje faull te diskutueshem te mbrojtesve tane ne kufi te zones, qe u shnderrua ne gol nga kundershtaret”.

Me tej, Duro ka folur edhe per objektivat e kavajasve, duke theksuar se objektivi kryesor jane kupat e Europes. “Nuk kam thene asnjehere se objektivi yne me i rendesishem sezonal eshte fitimi i titullit kampion. Synimi eshte qe ta mbyllim kampionatin mes vendeve te para, gje e cila do te na siguronte nje ‘bilete‘ per ne Europe”, vazhdoi ai.

“Personalisht mendoj se si Besa, ashtu edhe une qe jam ne postin e trajnerit, ndodhemi ne pozita mjaft komode. Do te vazhdojme te punojme me seriozitet, per te ruajtur ecurine e mire”. Nuk kishte si te mungonte tema e merkatos: “Edhe me pare kam kerkuar dhe vazhdoj te kerkoj nje sulmues. Siç e shihni, ekipi krijon shume raste per shenim, por na mungon finalizimi”.

Top Channel