NFL, humbet jete futbollisti 26 vjecar

18/12/2009 17:50

Tragjedi ne futbollin amerikan ku lojtari Chris Henry i Cincinnati Bengals, skuader e National Football League, ka nderruar jete per shkak te nje sherri banal me te fejuaren Loleini Tonga.

Pas mosmarreveshjeve, e fejuara ka marre kamioncinen per t’u larguar nga shtepia dhe Henry eshte perpjekur ta arrije, por ne momentin qe po hynte ne kabine, ai eshte rrezuar me shpine ne rruge. Lajmin e vdekjes e ka dhene policia e Charlotte.

26 vjecari Henry fillimisht u shtrua ne spital ne gjendje shume te rende. Javet e fundit ai nuk luante futboll per shkak te nje demtimi ne krah. Policia ben me dije gjithashtu se Henry eshte gjetur ne mes te asfaltit, rreth 500 metra larg shtepise.

Top Channel