Monika Lubonja rrefen karrieren e saj ne kinema

18/12/2009 19:00

Monika Lubonja konsiderohet si aktorja qe theu tabute, duke sjelle ne ekranin shqiptar skena qe deri ne vitin 1994 ishin te ndaluara.

Tea, vajza e saj thote se karakteri i Monikes pershtatet shume me personazhin tek filmi “Plumbi prej plasteline”. “Mami im i pershtatet shume ketij roli. Mund te flas lirshem me te dhe kjo me pelqen shume”, shprehet Tea.

Nderkohe, shoqja e saj Eda, thote se Monika e nxjerr ne pah veten tek “Menaxherja e qelqte” sepse sipas saj, eshte pershtatur shume mire me rolin. “Personazhi perfaqeson butesine qe karakterizon Moniken, ndjeshmerine dhe pafajesine”, thekson Eda.

Nga nje tjeter kendveshtrim e shikon Moniken shoqja tjeter e saj, Bona. “Kur e njoha ne fillim ka qene teper artiste, ndersa tani eshte edhe menaxhere shume e mire. Di te punoje me njerezit dhe t’u perkushtohet atyre”, pohon Bona.

Monika Lubonja eshte edhe admiruese e artit pamor. Nje femer e forte e guximshme dhe e ndjeshme. Kur ka pune, ajo ka edhe jete brenda, eshte ndryshe dhe shfaq shume dashuri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta