Kuzhe, skandalizohet nga fusha e Kavajes

18/12/2009 13:00

Kushtet e tmerrshme te fushes se Kavajes kane skandalizuar trajnerin e Kombetares shqiptare, Josip Kuzhe. Kroati ishte i pranishem ne tribunen e stadiumit, per te ndjekur nga afer supersfiden e javes se 15-te ndermjet Beses dhe Tiranes.

Te dyja skuadrat kane elemente qe jane pjese e perfaqesueses, ose qe ndodhen ne “orbiten” kuqezi dhe synimi i 57-vjeçarit ishte te vezhgonte formen e lojtareve.

Kuzhe ka rifilluar vezhgimet ne elite dhe ne baze te paraqitjeve te futbollisteve, ai do te beje seleksionimin per “zborin” stervitor, i cili do te organizohet ne Turqi, ne 10-diteshin e pare te janarit.

Megjithate, balta e ka bere te pavlefshem udhetimin e trajnerit: ne ate terren te veshtire, ishte e pamundur qe lojtaret e te dyja skuadrave te tregonin kualitetin e tyre.

Top Channel