Moratti: Merkato ne dimer? Harrojeni!

17/12/2009 19:30

Massimo Moratti ka vendosur te mos kenaqe tekat e trajnerit Mourinho ne sezonin e merkatos se dimrit, duke i dhene nje kunderpergjigje per sjelljet e tij jo etike te koheve te fundit.

“Per momentin nuk ka asnje mundesi. Jemi shume mire de kerkojme te shkojme perpara me forcat tona. Toni apo Pandev? Jane operacione te rendesishme dhe besoj se kete sezon nuk eshte e rruges t’i blejme”, shprehet pronari zikalter.

Me kete deklarate ai i mbyll deren teknikut luzitan qe ka bere jo pak shpenzime qe kur ka ardhur ne stolin e Interit. “Mou ka thene se nje sulmues mund te jete i nevojshem por per momentin shoqeria nuk ka asnje plan”, shton ai.

Moratti perpiqet te zbuse sjelljen e trajnerit pas sulmit verbal dhe fizik ndaj gazetarit Andrea Ramazzotti. “Pa dyshim qe dicka ndodhi por me mua dhe lojtaret ka nje sjellje ndryshe nga ato qe lexohet ne gazeta”, shton bosi i naftes. 

Top Channel