
Ne nje interviste dhene per revisten “InStyle”, Whitney Houston flet per mundesine e rikthimit ne kinema pas suksesit te madh me “Truproja” ku ajo luajti perballe Kevin Costner.
Pervec ketij filmi te xhiruar ne vitin 1992, Houston mori pjese edhe ne dy filma te tjere, por qe nuk arriten nje sukses te madh, “Waiting to Exhale” ne vitin 1995 dhe “The Preacher’s Wife” ne vitin 1996. Houston u jep gjithashtu edhe nje keshille te gjitha femrave qe kerkojne te duken sa me seksi.
“Seksi nuk do te thote se duhet te kujdesesh per cdo centimeter te trupit. Fiziku jone mund ta shprehe sensualitetin edhe duke mos kerkuar vemendje. Nje burre mund ta pushtosh edhe me nje buzeqeshje”, shprehet Houston.
Ne lidhje me turneun e vitit 2010 ajo shprehet me shume entuziazem. “Po pergatis nje show te madh dhe mezi po pres te ngjitem ne skene”. Perfundon kengetarja me ngjyre.
Top Channel