
Filmi i shumepritur “Prince of Persia: The Sands of Time” pritet te dale ne kinemate amerikane ne muajin maj, por nderkohe, protagonisti Jake Gyllenhaal ka nisur fushaten publicitare.
Ne nje interviste dhene per kanalin “Entertainment Tonight”, ai ka prezantuar edhe disa imazhe nga filmi dhe ka rrefyer per punen e madhe qe ka bere me fizikun, pasi i duhej nje trup muskuloz per te marre pjese ne kete film. “Mbi te gjitha jam pergatitur fizikisht ne menyre qe te isha gati per cdo gje qe produksioni te me kerkonte. Ne fakt jam i lumtur qe i realizova me sukses te gjitha skenat qe m’u kerkuan”, shprehet Gyllenhaal.
Por nese ne karriere gjithcka po ecen mire per aktorin, jeta e tij private mund te konsiderohet e ngrire. Para pak ditesh eshte perhapur lajmi per ndarjen e tij nga e dashura Reese Witherspoon, me te cilen ishte lidhur qe ne vitin 2007 gjate xhirimeve te filmit “Rendition”.
Top Channel