Besa-Tirana, nje ndeshje e dominuar nga…balta

17/12/2009 15:30

Besa humbet kontaktet me vendin e pare te Superliges qe mbahet nga Dinamo pasi skuadra kavajase ka barazuar 1-1 ne ndeshjen e fundit te javes se 15-te kunder Tiranes.

Ne stadiumin “Besa” te Kavajes qe ngjante me shume me nje pellg te madh me balte se sa me nje fushe ku mund te luhet futboll, skuadrat kane hasur shume veshtiresi per te qarkulluar topin. Golin e pare e ka shenuar Babamusta ne minuten e 23-te pas nje harkimi ne zonen bardheblu.

Me pas kavajasit nuk kane mundur te mbyllin llogarite dhe kete e tregon me se miri nje rast i paster per Xhafen qe edhe pse ndodhej i vetem dhe me porten bosh perpara, eshte penguar me kembet e tij per shkak te terrenit te keq, duke humbur nje rast qe mund te hyje ne historine e golave te deshtuar te shekullit.

Do te duhej te vinte minuta e 88-te qe Tirana te barazonte me ane te Ahmatajt, duke ndeshkuar keshu verdhezinjte per rastin e humbur. Pas kestij rezultati, Besa renditet ne vendin e dyte me 27 pike, 14 me pak se Dinamo. Tirana renditet e treta me 24 pike, po aq sa Apolonia.

Top Channel