“Avatar”, filmi me i shtrenjte i historise se kinematografise, qe mban firmen e James Cameron, do te vije per publikun vendas, njekohesisht me ate boteror ne kinema “Imperial”.
“’Avatar’ do te vije ne ‘Imperial’ ne kohe reale qe do te thote se publiku shqiptar do te kete mundesi ta ndjeke ne te njeten kohe me publikun boteror”, eshte shprehur Altin Prifti.
I gjinise fantashkence, por edhe me nota pasioni dhe romance, “Avatar” ka kushtuar rreth 237 milione dollare dhe eshte realizuar me teknologjine me te re e te avancuar bashkekohore. Ky film eshte xhiruar ne formatet 2D e 3D.
“Ne historine e kinemase eshte filmi i vetem qe eshte bere ne kete lloj teknologjie. Kamerat e perdorura jane te llojit stereoskop qe do te thote qe veprimet jane kryer nga njerezit, por jane shnderruar nepermjet efekteve kompjuterike”, shpjegon Prifti.
Projekti i filmit ka filluar ne 1994-en. Ai eshte i projektuar ne te ardhmen, ne nje planet te quajtur “Pandora”, qe tokesoret duan t’a zoterojne per shkak te pasurive minerale. Por eshte e pamundur, qe te luftojne vendasit, per shkak se kushtet e planetit, nuk u lejojne humaneve te mbijetojne atje.
Ketu hyjne ne loje avataret: qenie hibride, qe kontrollohen nepermjet sistemit nervor njerezor. “Avatar” ka marre vleresimet me te mira te kritikes.
Udheheq listen e 15 filmave me te arrire, qe do te nominohen per “Oscar”.
Skenaristi dhe regjisori i ketij filmi James Cameron, ka realizuar kolosalet: “Terminator”, “Alienet” dhe “Titanik”. Edhe kolona zanore e filmit mban firmen e nje njeriu te sukseshem: James Horner, autori i muzikes se “Titanik”.
“Avatar” do te shfaqet ne kinema “Imperial”, duke nisur nga data 18 dhjetor.
Top Channel