Whiterspoon-Gyllenhaal ndahen pas 2 vjetesh lidhje
16/12/2009 13:00
Reese Whiterspoon dhe Jake Gyllenhaal u njohen ne vitin 2007 gjate xhirimeve te “Rendition”, por mesa duket historia eshte ne finish.
Shkak per kete eshte bere aktori, pasi ai i ka vene nje kusht biondes, duke i kerkuar fejese ose ne te kundert, ndarjen. Edhe pse ata duhen shume, konfliktet ne lidhje me zyrtarizimin e lidhjes po hedhin ne ere gjithcka pasi Reese nuk ndihet ende gati.
“Gyllenhaal i ka thene se nese nuk i mjaftojne dy vjet per te vendosur, atehere eshte e kote te kerkoje me shume kohe. Te dy jane hidheruar shume nga ndarja”, thote nje mik i ciftit. Nderkohe, zedhenesit e dy aktoreve nuk kane bere asnje koment ne lidhje me kete lajm.
Top Channel