Susan Boyle, me e klikuara ne “YouTube”

16/12/2009 16:15

Per here te pare qe prej daljes ne 2005-en, “YouTube” ka nxjerre klasifikimin e videove me te klikuara gjate vitit.

Dhe duket se “palmen e arte” e filmimit me te klikuar e ka fituar Susan Boyle, kengetarja 48 vjecare qe eshte bere e famshme pasi ka marre pjese ne programin anglez “Britain’s Got Talent”. Videoja eshte klikuar nga rreth 120 milione persona.

Ne vendin e dyte me 37 milione vizita gjendet “David After Dentist”, videoja e nje femije 7 vjecar te cilin e ka filmuar i ati menjehere pasi ka marre ilace te forta pas vizites tek dentisti. Vogelushi duket i corientuar, si te ishte nen efektin e droges, por ne te njejten kohe eshte zbavitur dhe ne fund pyet nese kjo gjendje do te zgjase gjate gjithe kohes.

Vendi i trete me 33 milione vizita i perket videos se nje martese ku cifti ka vendosur te hyje ne kishe ne nje menyre teper origjinale, nepermjet nje serie balatesh te ndjekur nga muzika dance. Nje fare “Blues Brothers”, por pa blues.

Vendin e katert e mbajne dy reklama. E para me 31 milione vizita eshte trajleri i filmit “The Twilight Saga: New Moon”, i shumepritur nga adoleshentet e te gjithe botes. Ndersa e dyta eshte nje spot i ujit “Evian” (27 milione vizita), ku protagoniste jane disa femije te vegjel.

Top Channel