Renault konfirmon pjesemarrjen ne sezonin 2010

16/12/2009 13:30

Renault nuk do terhiqet nga Formula 1 dhe ka siguruar pranine edhe ne sezonin 2010.

Skuderia franceze thekson se do mbaje emrin e saj dhe njekohesisht do furnizoje skuderine Red Bull me motorre Renault. Shoqeria ben me dije se nje pjese e kapitalit ka shkuar per kompanine nga Luksenburgu, Geni Capital. “Dy partneret do vazhdojne bashke. Firma ne marreveshje do te hidhet ne fillim te vitit 2010”, shkruan Renault ne nje deklarate zyrtare.

Pavaresisht hyrjes se Geni Capital, Renault do mbaje emrin e tij, do ruaje identitetin dhe karakteristikat me te medha. “Keshtu, Renault ruan marredhenien me tifozet, vartesit, FIA-n dhe Fota-n. Jam shume i kenaqur qe po bashkepunojme me Geni Capital”, shprehet presidenti Bernard Rey.

Top Channel