Mourinho kerkon dhurate nga gazetari i fyer

16/12/2009 08:40

Edhe Jose Mourinhi kerkon nje dhurate per festat e fundvitit nga babagjyshi qe ne kete rast eshte gazetari i sulmuar, Ramazzotti.

Tekniku i Interit qe mund te pezullohet per shkak te sulmit verbal ndaj nje gazetari, e pranon fajin por nuk pranoi te kerkonte falje publikisht. “Eshte e vertete qe fyeva nje kolegun tuaj por nuk eshte e vertete qe e sulmova. Tre ose kater ndeshje me pare e paralajmerova gazetarin se nuk e doja prane skuadres dhe ne Bergamo cdo gje arriti kulmin”, shprehet Mou.

Ne vijim te deklarates, ai the se pret nje dhurate per Krishtlindje pikerisht nga gazetari dhe shtoi se nuk i trembet vendimit te disiplinorit. “Do them cfare thashe edhe ketu. Ndeshkimin do ta pranoj pa asnje problem por me duket qesharake qe gjykohet dicka qe ndodhi jashte ambienteve sportive”, shtoi tekniku luzitan.

Top Channel