Manchester arrin Celsin

16/12/2009 01:20

Mancester Junajtid ka fituar 3-0 ndaj Uolverhampton ne javen e 17 te Premier Liges.

Uejn Runi hap serine e golave ne minuten e 30 me ane te nje 11-metershi, nderkohe qe mbrojtesi Vidic me nje goditje me koke shenon edhe golin e dyte brenda pjese se pare.

Ne te dyten ka qene serish skuadra e Ser Ferguson ajo qe dominonte fushen e lojes duke krijuar raste te shumta per te shenuar, por goli i trete erdhi ne minuten e 66-te kur Berbatov fut nje top ne zone per Valencian i cili nuk gabon.

Kjo fitore e con ne kuoten e 37 pikeve aq sa edhe Celsi qe mban ende kreun e klasifikimit. Blute e Londres do te luajne ndeshjen e tyre te kesaj jave me Portsmuthin diten e merkure.

Nderkohe Sanderlendi eshte mundur 0-2 ne fushen e tij nga Aston Vila. Emil Heski ka shenuar golin e pare te takimit ne pjesen e pare, per t’i lene rradhen Xhejms Milner i cili shenon nje supergol nga nje distance e larget. Nderkohe kapiteni kuqezi, Lorik Cana ka lene skuadren e tij me 10 lojtare pasi ka marre kartonin e dyte te verdhe ne minuten e 79 te takimit.

Kjo fitore e ngjit ne vendin e trete perkohesisht Aston Vilen ne kuoten e 32 pikeve.  

Top Channel