Kosova dhe Shqiperia do pranojne refugjate nga BE

16/12/2009 08:25

Shqiperia dhe Kosova do te jene te detyruar te pranojne ne territorin e tyre emigrante te paligjshem qe BE mund t’i largoje nga territoret e nje prej 27 vendeve te Bashkimit dhe mund t’i transferoje drejt vendeve tona.

BE mund ta beje kete veprim nese keta emigrante te paligjshem kane perdorur Shqiperine ose Kosoven si vend fillestar per t’u larguar drejt shteteve te Europes se Bashkuar.

Kjo eshte vetem nje pjese e Marreveshjes mes Shqiperise dhe Kosoves, per ripranimin e personave. Marreveshja ka mberritur ne Kuvend dhe pritet te ratifikohet ne seancat e ardhshme te Parlamentit.

Ne nje prej neneve te kesaj marreveshjeje, qe u firmos ne Prishtine nga ministrat Basha dhe Hyseni, theksohet se “pala kontraktuese e kerkuar do te ripranoje nje shtetas te vendeve te treta apo person pa shtetesi me kerkesen e pales kontraktuese kerkuese, nese kjo e fundit provon apo dhe prezumon vlefshmerisht se personi, i cili nuk ploteson kerkesat efektive per hyrje apo qendrim, e ka kaluar kufirin e pales kontraktuese kerkuese, pasi ka qendruar ne territorin e pales kontraktuese te kerkuese”.

Top Channel