Camoranesi rrezikon boterorin

16/12/2009 11:50

Kur duhen ende edhe gjashte muaj nga Boterori 2010, Marcelo Lippi po behet me dhimbje koke pasi kalvari i demtimeve ka filluar qysh tani.

Mauro German Camoranesi rrezikon seriozisht evenimentin e vitit 2010 pasi ai ka pesuar nje demtim te rende ne kofshe gjate ndeshjes Bari-Juventus. Muskuli i kofshes se djathte eshte demtuar shume dhe per rekuperimin e plote mendohet nje periudhe 2-3 mujore.

Gjate diteve te ardhshme jane parashikuar analiza te reja por gjendja duket e erret. Camoranesi eshte nje nga lojtaret titullare te kombetares se Lippi-t dhe mungesa e tij mund ta demtoje shume skuadren e kalter.

Top Channel