Panathinaikos, shi karrotash mbi Karagounis

15/12/2009 15:30

Tifozet e Iraklisit ne Greqi kane zgjedhur karrotat per te gjuajtur nga shkallet e stadiumiit lojtarin e kombetares dhe te Panathinaikosit, Karagounis.

Te gjuash nga shkallet e stadiumit eshte nje “art” me vete per shume tifozeri, por ata te Iraklisit kane zgjedhur frutin e vecante per te shenjestruar lojtarin e urryer.

Ne ndeshjen e javes se 14-te te kampionatit helen, Karagounis po behej gati per te goditur nje top nga kendi, por shiu i karrotave qe vershuan nga qielli e detyruan ta largohej me vrap. Lojtari nuk eshte demtuar, por ndaj klubit te Iraklis federata do ndermarre nje vendim disiplinor.

Top Channel