Maqedoni, policia rrethon Haracine
15/12/2009 01:40
Policia maqedonase ka rrethuar gjate gjithe dites se hene Haracine, fshatin e banuar nga shqiptaret ne afersi te Shkupit dhe nga ku nisi edhe lufta e vitit 2001 ne Maqedoni.
Forca speciale kane vendosur shtetrrethimin, duke mos lene as mediat te afrohen, pa dhene shpjegime te sakta per qellimin e operacionit.
Mesohet se policia maqedonase dyshon se ne fshatin shqiptar strehohet nje i shumekerkuar prej saj, ndersa shqiptaret deklarohen se bastisjet e shtepive ne te gjithe fshatin kane tmerruar banoret.
Top Channel