Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se shteti i ri ka arritur nje sukses te padiskutueshem me procesin e zgjedhjeve lokale, te cilat u fituan nga partia e tij.

Ne nje interviste per Top Channel, Thaci eshte shprehur se pervec institucioneve shteterore, sukses kane arritur edhe vete qytetaret e Kosoves permes maturise se tyre.

“Urimi per zgjedhjet i shkon shtetit te Kosoves, qytetareve te saj. Ka fituar shteti i Kosoves, koalicioni i PDK-se me qytetaret. Institucionet luajten nje rol shume pozitiv. Une ndihem shume krenar qe PDK shenoi fitore ne shumicen e komunave, konkretisht ne 70 perqind te tyre”, ka pohuar Thaci.

Kryeministri ka hedhur poshte edhe pretendimet e partive te opozites per manipulime, duke nenvizuar se zgjedhjet u vleresuan edhe nga faktori nderkombetar.

“Une kam qene vete ne opozite dhe e kuptoj rolin e saj. Opozita ka detyrimet e saj qe te veproje ne perputhje me rrethanat dhe realitetet e krijuara. Por eshte opinioni i faktorit nderkombetar se kemi arritur sukses. Kemi vleresimin per realizimin e ndershem te zgjedhjeve. Deshperimet dhe mllefet jane kthyer ne nje deshperim te thelle te ketyre njerezve”, ka theksuar Thaci.

Kreu i qeverise kosovare ka vleresuar se se e njejta klime konfliktuale mes partive u regjistrua edhe gjate fushates zgjedhore.

“Gjate fushates ka pasur akuza te panevojshme, mllefe e inate te panevojshme, qe nuk jane ne karakterin e qytetareve kosovare”, eshte shprehur Thaci.

Me tej, i pyetur per ndryshimet ne koalicion, kreu i qeverise kosovare ka theksuar se ka vend per “freskime”, por ka shtuar se bashkepunimi me LDK-ne e presidentit Sejdiu do te vazhdoje.

“Ide dhe freskime duhet te kete vazhdimisht per qeverine. Ne edhe pse jemi ne koalicion ne nivel qendror kemi pasur rivalitete, por edhe bashkepunim dhe kjo eshte demokracia ne Kosove. Rivaliteti na ka shtyre te vazhdojme punen e perbashket. Ne do vazhdojme angazhimet tona si qeveri, per implementimin e axhendes tone shteterore, per afrimin e kosoves me BE-ne dhe NATO-n”, ka shtuar Thaci.

Top Channel