Liverpool mundet serish

14/12/2009 09:10

Arsenal thellon gjithnje e me shume krizen e Liverpulit. “Topcinjte” e Londres iu imponuan “The Reds” ne “Anfield” duke e mundur me rezultatin 2-1.

Ndeshja mes dy skuadrave ishte e barabarte deri ne minuten e 41-te kur Liverpuli zhbllokoi rezultatin me ane te holandezit Kajt. Ky i fundit shenoi pas nje goditje denimi te ekzekutuar nga Fabio Aurelio. Pjesa e pare u mbyll me Liverpulin ne avantazhin 1-0.

Ne fillimin e pjeses se dyte, Arsenal vendosi ekuilibrin dhe per kete pati edhe ndihmen e Glen Xhonson i cili shenoi nje autogol ne porten e mbrojtur nga spanjolli Reina. 8 minuta me vone Arsenali beri te heshte i gjithe “Anfield Road” duke shenuar edhe golin e dyte. Protagonist ne kete gol u be rusi Andrej Arshavin i cili pasi mori nje pasim te sakte nga Fabregas, gjuajti fort ne afersi te zones duke e mposhtur Reinen.

Pas kesaj fitorje, Arsenal i afrohet Mancester Junaitid ne klasifikim, nderkohe qe ka edhe nje ndeshje per te zhvilluar, ndersa Liverpuli i largohet zones se Liges se Kampioneve, pasi diferenca me Aston Vilen arrin ne 5 pike.

Top Channel