Gjoba milionere per kuponet tatimore

14/12/2009 08:10

Bizneset qe kapen duke shitur qofte edhe sasine me te vogel te mallit pa kupon tatimor do te rrezikojne te perballen me gjoba nga 100 deri ne 500 mije leke te reja, si dhe me mbyllje aktiviteti ne rast se perserisin kete praktike disa here radhazi, behet e ditur nga nje ndryshim i ri ne ligjin “Per procedurat tatimore”.

Gjobat do te jene te renda edhe ne rast se emimi i shenuar ne kuponin tatimor do te jete me i ulet se sa emimi i afishuar ne stende. Kjo eshte hera e pare qe biznesi rrezikon te perballet me sanksione per nje eeshtje te tille qe nga viti 1998.

Qeveria ka urdheruar kete vit pajisjen e te gjitha bizneseve me kasa elektronike, te cilat instalohen nga nje numer i kufizuar kompanish te licencuara nga Ministria e Financave.

Me gjoba te renda pritet te perballen edhe kur “nuk afishon ne nje vend te dukshem nje poster, qe tregon detyrimin e bleresit te mallrave apo te perfituesit te sherbimit, per te kerkuar kupon tatimor”. Ne kete rast, rrezikohet nje gjobe prej 20 mije lekesh. Ne disa raste, bizneset rrezikojne te denohen jo vetem kur nuk mbajne kase fiskale, por edhe kur nuk mbajne nje kase rezerve per rastet kur kasa e pare peson defekt.

Gjoba te renda pritet te pesojne edhe kompanite e transportit te udhetareve te cilat, ne rast se kapen duke pranuar udhetare pa i pajisur me bilete apo ne rast se biletat nuk jane te parashtypura, do te ndeshkohen me 10 mije leke gjobe per edo udhetar te identifikuar.  

Sipas ligjit te ri te miratuar nga qeveria, mirembajtja apo riparimi i kasave qe leshojne kuponet tatimore duhet te kryhet vetem nga nje liste kompanish te autorizuara nga Ministria e Financave.

“Subjektet tatimpaguese, te cilat tregtojne apo mirembajne pajisje fiskale te subjektet e tjera tatimpaguese, pa qene te licencuara nga ministri i Financave, denohen me gjobe, ne masen 1,000,000 (nje milion) leke, ndersa shoqerite, qe blejne dhe perdorin pajisje te tilla fiskale, denohen me gjobe, ne masen 100,000 (njeqind mije) leke dhe sekuestrim te pajisjes fiskale”, thuhet ne projektligjin e derguar ne Kuvendin e Shqiperise. Jane vetem disa kompani te licencuara nga qeveria shqiptare per kete qellim dhe kasat e shitura prej tyre kushtojne rreth 80 mije leke ne Shqiperi, nderkohe qe te njejtat kasa mund te blihen per gjysmen e kesaj shume ne pika te paautorizuara.  

Top Channel