Albanologu Selman Riza merr medaljen “Nderi i Kombit”

14/12/2009 11:55

Profesor Selman Riza, nje nga figurat me te shquara te albanologjise shqiptare, u nderua me urdherin “Nderi i Kombit” pas vdekjes nga presidenti Bamir Topi.

I ndare nga jeta me 16 dhjetor te vitit 1988, Selman Riza lindi ne Gjakove, u shkollua ne fillimisht ne Tirane e Korce, e me pas ne Austri e France, ku studioi Filologji Gjermanike dhe jurisprudence. Gjate luftes u burgos nga italianet dhe fill pas saj nga komunistet shqiptare ia dorezuan jugosllaveve. Fale aftesive te tij ai punoi me pas ne Prishtine dhe Tirane, ne Institutet e Albanologjise.

Ne motivacionin e presidentit Topi shkruhej: “Shkencetarit te shquar, qe me vepren e tij krijoi nje thesar te cmuar ne fushen e gjuhesise dhe arsimit shqiptar”. Ne emer te familjareve pershendeti i biri i Selman Rizes, profesor Emin Riza.

Urdheri “Nderi i Kombit” eshte nga medaljet me te larta qe jepen ne Republiken e Shqiperise. Selman Riza eshte dekoruar edhe nga Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu me “Medaljen e Arte te Lirise” dhe eshtrat e tij prehen tashme ne Gjakove, duke cuar keshtu ne vend amanetin e tij per t’u prehur ne vendlindje.

Te pranishem ne kete veprimtari ishin kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise, nenkryetari i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves, rektore dhe dekane te universiteteve, albanologe dhe gjuhetare. Me pas, ne nje hotel te Tiranes u mbajt nje konference shkencore ne perkujtim te 100 vjetorit te lindjes se albanologut Selman Riza.

Top Channel