
Zyrtarisht Komisioni Komunal Zgjedhor e vlereson te qete procesin e votimit ne komunen e Lipjanit. Por jane partite politike ato te cilat evidentuan parregullsi ne disa qendra votimi.
PDK deklaroi se ne disa qendra votimi ne Lipjan jane pare njerez te armatosur te prire nga militante te LDK-se duke kercenuar votuesit me mbyllje te qendres se votimit.
Parregullsi sipas PDK-se jane verejtur edhe ne fshatin Dobraje te Lipjanit ku familjare te kandidatit te LDK-se Ymri Ahmeti bllokuan hyrjen ne qender te fshatit per ta penguar procesin e votimit.
Nga ana tjeter Komisioni Komunal Zgjedhor ne Lipjan njoftoi se ne oren 7 ne kete komune jane hapur 26 qendra votimi dhe se procesi nuk eshte nderprere ne asnje qender.
Numri i zgjedhesve ne Komunen e Lipjanit eshte 48 mije nderkaq ne raundin e pare moren pjese 26 mije. Te dhenat zyrtare tregojne se deri ne oren 15:00 ne komunen e Lipjanit votuan gjithsej 837 persona, nje numer ky me i vogel se heren e kaluar.
Krahas shqiptareve, ne Komunen e Lipjanit ndonese me nje numer simbolik votojne edhe pjestaret e komunitetit rome dhe ashkali.
Top Channel