Milan “rrezohet” ne San Siro

13/12/2009 18:00

Pas pese fitoreve radhazi ne Serine A, Milani i Leonardos “bie” ne San Siro ndaj Palermos duke u mundur me rezultatin e paster 0-2 nga sicilianet.

Pjesa e pare e takimit ishte nje balance e plote mes dy skuadrave, cka e vertetoi edhe rezultati i bardhe 0-0 ne fund te saj.

Pjesa e dyte niset menjehere e vrullshme per sicilianet te cilet vetem 4 minuta nga nisja e saj kaluan ne avantazh me ane te Mikolit. Ne minuten e 62 serish Mikoli protagonist, ku pas nje asisti dhene per Breshianon, ky i fundit e dergon per here te dyte topin ne rrjeten e kuqezinjve. Minutat ne vazhdim megjithe perpjekjet e Patos dhe Ronaldinjos, nuk sollen ndryshim rezultati.

Hapat false te Milanit dhe te Juventusit te shtunen nuk u shfrytezuan ashtu sic duhej nga kryesuesit e Inter. Zikalterit barazuan 1-1 ne transferte me Atalanten duke thelluar diferencen ndaj vendit te dyte qe mbahet prej Milanit ne +5.

Fiorentina humbet ne transferte ndaj Kievos me rezultatin 2-1 duke e pare veten ne vendin e 8 te klasifikimit me 24 pika po aq sa Kievo, Bari, Parma, Roma, Xhenoa, Napoli dhe Sampdoria.

Lacio fitoi ndaj Xhenoas me rezultatin e ngushte 1-0. Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 39 nga Kolarov.

Parma mundi Bolonjen me rezultatin 2-1, Katania e sheh veten ne vendin e fundit te klasifikimit pas humbjes ne shtepi ndaj Livornos me rezultatin 0-1 dhe fitores se Sienes ndaj Udinezes 2-1.

Ndeshja Sampdoria-Roma ne oren 20:45 do te mbylle edhe javen e 16 te Serise A.

Top Channel