Besa ndalet ne Lac, -12 nga Dinamo

13/12/2009 18:15

Besa eshte ndalur nga Laci ne barazim 0-0 ne javen e 14-te te Superliges duke humbur edhe dy pike te tjera ndaj Dinamos kryesuese e cila fitoi ne kete jave me Teuten dhe tashme diferenca mes tyre eshte 12 pike.

Kane qene te pakta rastet si per kavajasit ashtu edhe per skuadren vendase ne kete ndeshje e cila me shume eshte zhvilluar ne mesfushe.

Nderkohe Flamurtari, vendi i fundit i klasifikimit ka barazuar 1-1 me Skenderbeun. Ka qene nje ndeshje e tensionuar kjo per te dyja skuadrat, gje qe e tregon edhe fakti i 3 kartonave te kuq, 2 per korcaret dhe 1 per skuadren e Flamurtarit.

Mema ka kaluar me nje 11-metersh vendasit ne avantazh ne minuten e 38-te, nderkohe qe Guerrib barazon ne pjesen e dyte duke i ndare nga nje pike skuadrave.

Vllaznia ka fituar minimalisht 1-0 ne “Loro Borici” ndaj Kastriotit edhe pse qe ne minutat e para te lojes mbeti me 10 lojtare. Nga nje goditje denimi e Smajlit vjen goli i fitores per shkodranet qe tentojne te shkeputen disi nga fundi i renditjes.  

Top Channel