AAK e Ramush Haradinajt akuzon PDK-ne e kryeministrit te Kosoves, Hashim thaci se te shtunen shkeli heshtjen zgjedhore duke marre pjese ne nje takim me punonjes te arsimit.

Takimi sipas AAK-se ne te cilin ishin te pranishem kryeministri Hashim Thaci, ministri i Arsimit dhe kandidati per kryetar komune, eshte mbajtur ne Kline. Por, nenkryetari i PDK-se Fatmir Limaj e mohoi ne menyre kategorike takimin e kryeministrit me punonjesit e arsimit ne diten e heshtjes zgjedhore.

Duke folur per procesin zgjedhor, Limaj tha se partia e tij ne ka identifikuar ne disa komuna nje varg shkeljesh ligjore. “Kemi evidentuar disa probleme ne Lipjane, Prizeren, Gjilan, etj, ku simpatizante te partive te tjera kane marre rolin e vezhguesit. Ndersa ne raste te tjera kandidatet kane kerkuar te ndikojne ne procesin zgjedhor”, theksoi zyrtari i PDK-se. Partia  Demokratike e Kosoves garon ne raundin e dyte ne 17 komuna.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta