Tirana barazon 1-1 me Gramozin

12/12/2009 15:40

Tirana ka barazuar 1-1 me Gramozin ne takimin e vlefshem per javen e 14-te te Superliges te luajtur ne “Qemal Stafa”.

Te paret ne avantazh kane kaluar bardheblute me ane te Mukes ne minuten e 11-te te takimit, por ka qene Dos Santos qe ne minuten e 48-te ka barazuar rezultatin duke i dhene mundesi skuadres se tij te marre nje pike te vlefshme ne kryeqytet.

Ne takimin tjeter te luajtur sot, Dinamo ka triumfuar ne transferten e luajtur kunder Teutes se Durresit 1-3. Golat per Dinamon jane shenuar nga Kuli ne minuten e 9-te, Soza ne te 29-ten dhe Bakaj ne te 77-ten, ndersa goli i vetem per durrsaket eshte shenuar nga Mile ne minuten e 39-te.

Shkumbini ka shkaterruar 3-0 Apolonine pas golave te shenuara nga Caushaj ne minuten e 6-te, Dervishi ne te 60-ten dhe Caushaj ne minuten e 62-te.

Top Channel