Lorik Cana, fitues edhe ne poker

12/12/2009 10:30

Lorik Cana ka lindur per te qene nje fitues. Kjo jo vetem ne fushat e futbollit, por edhe ne aktivitete per te cilat mesfushori shqiptar nuk eshte shume i njohur.

Pas paraqitjeve te jashtezakonshme me fanellen e Sanderlendit ne Premiershipin anglez, 26-vjeçari ka shpalosur aftesite e tij edhe ne tavolinen e pokerit.

Cana ka fituar finalen e turneut “Stars of Poker” te zhvilluar ne Nimes te Frances. Ne kete aktivitet moren pjese gjashte lojtare profesioniste te pokerit, gjashte te rinj te talentuar, qe kane treguar aftesite e tyre ne internet dhe gjashte sportiste te disiplinave te ndryshme.

Pas nje loje maratone te transmetuar ne televizionin “Canal +”, ku tregoi nerva te “hekurta”, kuqeziu arriti te triumfonte. Si fitues i tavolines, ai mori edhe 100 mije euro, te cilat do t‘i dhuroje per bamiresi per femijet ne Kosove. Kjo nuk eshte hera e pare qe Cana ndihmon vendlindjen e tij, sepse edhe me pare ai ka bere vepra te admirueshme bamiresie.

Ne finale, kapiteni i Sanderlendit “theu” francezin Zhan Bubli, nje lojtar profesionist i pokerit. Profesionisti tjeter, italiani Dario Mineri, u eliminua i pari ne tavolinen finale, pavaresisht se ne fillim ai kishte grumbulluar me shume “çipsa” se rivalet.

Pas tij tavolinen e braktisen edhe dy lojtare te tjere dhe tenistja amatore, Tatiana Golovin. “Loja ka qene shume e ngadalte. Por ne fund, deshira dhe objektivi kryesor eshte gjithmone qe te fitosh, si ne futboll ashtu edhe ne poker. Edhe kjo ishte nje gare”, deklaroi Cana pas fitores.

Mesfushori i Kombetares eshte kualifikuari i pari per ne finalen e madhe te “Stars of Poker”, qe do te zhvillohet me rastin e Festivalit te Kanes, ku fituesi do te marre 200 mije euro.

Top Channel