Lika-Boluspor, përplasje për kurimin

12/12/2009 13:25

Gilman Lika është dëmtuar gjatë derbit të shqiptarëve në Ligën 2 turke, ku skuadra e tij Boluspor është ndeshur me Ordusporin e Xhevair Sukajt.

Me gjithë formën e tij jo të mirë, për shkak të një dëmtimi me Kombëtaren shqiptare, mesfushori është aktivizuar si titullar në atë ndeshje.

Por, qëndrimi i tij në fushë ka zgjatur vetëm 40 minuta, pasi shkodrani 22-vjeçar e kishte të pamundur për të vazhduar lojën. Pasi ka qëndruar disa ditë duke vëzhguar nga jashtë fushës stërvitjet e skuadrës, Lika është konsultuar me menaxherin e tij dhe ka vendosur që të kurohet te mjeku i përfaqësueses kuqezi, Arben Çeliku.

Sipas raportimeve të mediave turke, lojtari nuk ka marrë miratimin e klubit për t‘u kthyer në vendlindje dhe për të filluar fazën e rehabilitimit.

Ata janë shprehur mjaft të çuditur nga sjellja e mesfushorit, ndërkohë që nuk përjashtohet “bomba” në momentin kur talenti shqiptar do të rikthehet pranë skuadrës. Lika është një prej pikave të forta të Bolusporit, që është në garën për një vend në “play off” për t‘u ngjitur në elitë

Top Channel