Formula 1, rikthehet Schumi

12/12/2009 13:25

Pergatitet nje kthim i lavdishem ne Formula 1. Skuderia e sapolindur F1 Mercedes (ish-Brawn GP, qe mban titullin boteror) dhe kampioni i botes ne shtate edicione, Michael Schumacher, kane arritur nje marreveshje per vitin 2010.

Keshtu shkruan revista gjermane “Focus”, ne numrin qe do te dale ne treg te henen.

Sipas saj, Schumi duhet te kthehet ne piste vitin e ardhshem, pas nje lamtumire te madhe dhene ne vitin 2006.

Gjermani, i cili do te mbushe 41 vjec me 3 janar, duhet te marre me pare konfirmimin nga mjeket.

Futja ne gara e Schumacher deshtoi veren e ardhshme, pasi mjeket e pane ende problematike gjendjen e tij fizike, pas nje incidenti me biciklete.

Zerat per kthimin e Schumi-t kane qarkulluar shume se fundmi, megjithate drejtuesit e Mercedes i kane mohuar.

I kontaktuar nga agjencia franceze AFP, zedhenesi i pilotit gjerman ka refuzuar te komentoje lajmin.

Top Channel