Spanja ose një “big” për 80-vjetorin e FSHF

11/12/2009 13:15

Më 6 qershor 2010, në Shqipëri pritet të zbresë një prej skuadrave më të mëdha të futbollit botëror. Ky është projekti i institucionit që drejton futbollin në vend, për të festuar 80-vjetorin e krijimit të FSHF-së.

“Ndoshta mund të organizojmë një miqësore me Spanjën ose një tjetër skuadër të madhe”, tha kreu i federatës, Armand Duka për “Top Channel”.

Ai theksoi edhe një ide për të ndërtuar një stadium në periferi të kryeqytetit, duke zbuluar edhe kostot financiare: “Kemi kërkuar terren pa pagesë për një impiant të ri, sepse FSHF-ja nuk ka fonde që ta blejë. Ekziston një ide, në një zonë periferike, ku është për një repart ushtarak. Kosto varion nga 30 deri në 45 milionë euro”. Duka ka shprehur dëshirën për të rikandiduar për postin e kreut të FSHF-së, por më parë ai do të konsultohet me aktorët e futbollit.

Top Channel