Fytyra e re e “Qemal Stafes”

11/12/2009 15:40

Ndertimi i stadiumit kombetar “Qemal Stafa” ka filluar ne vitin 1939 dhe inaugurimi eshte bere ne vitin 1946 me ndeshjet e ballkaniades.

Kane kaluar rreth 64 vjet nga inaugurimi i ketij stadiumi, nderkohe qe vitet e fundit ndryshimet kane qene minimale, aq sa per t’i dhene mundesine UEFA-s dhe FIFA-s qe te mbyllin nje sy per te na dhene lejen e zhvillimit te ndeshjeve nderkombetare. Kane qene problemet e organit te futbollit shqiptar me shtetin ne vitet e shkuara qe nuk i kane dhene mundesine diskutimit dhe pranimit te nje projekti per rikonstruksion te “Qemal Stafes” apo per nje stadium te ri.

Ashtu si pohoi dhe vete presidenti i federates, Armand Duka, aktualisht jane dy variante, ai i nje stadiumi te ri ne periferi te Tiranes me nje kosto qe mund te shkoje rreth 40 milione euro dhe rikonstruksioni i stadiumit kombetar “Qemal Stafa” me nje kosto prej 12 milione eurosh. Varianti i pare duket me i larget dhe ende ne hapat e para, per shkak te kostos se tij shume te larte per nje federate te varfer si e jona, nderkohe rikonstruksioni i “Qemal Stafes” ka nje projekt konkret. Jane dy variante per rikonstruktimin e ketij stadiumi.

I pari teresisht i mbuluar dhe me nje shtim kapaciteti deri ne rreth 20 mije vende nga 17 mije qe ka aktualisht. Por duket se ky eshte nje luks per ne, ashtu si edhe kostoja e cila eshte me e larte. Kjo e fundit ishte dhe arsyeja e rrezimit te ketij projekti per ta zevendesuar me nje variant tjeter. Nderhyrja ne tribunen qendrore do ta coje ne 6000 vende, ndersa per tribunen VIP jane rezervuar 400 vende. Gjithashtu, projekti parashikon shtimin e vendeve per gazetaret, dy salla te konferencave per shtyp dhe zona miks. Do te realizohet mbulimi i plote i tribunes qendrore dhe asaj te 20-shes apo karshise, ku jane tribunat D1,D2,D3,D4.

Ne diskutimin parimor qe kane bere perfaqesuesit e FSHF-s me ata te Ministrise se Sporteve eshte diskutuar qe gjysmen e ketij investimi, pra 6 milione euro t’i siguroje federata dhe 6 te tjera qeveria. Duke u nisur nga nje kosto totale prej 12 milione eurosh, pamja e re e stadiumit “Qemal Stafa” eshte me reale deri ne realizimin e endrres per te pasur nje stadium te ri.

Top Channel