Revolucion ne F1 nga Todt: Sistem pikesh si ne Moto GP

10/12/2009 21:00

Menjehere pas zgjedhjeve te reja ne FIA, ndihet dora e presidentit Jen Todt pasi ne sezonin e ri te Formula 1 do aplikohet nje sistem i ri pikesh.

Ashtu si ne Moto GP, fituesi do marre 25 pike dhe jo me 10. Gjithashtu, nuk do jete me 8 numri i piloteve qe do marre pike, por 10. Vendit te dyte do t’i shkojne 20 pike, dhe me pas me radhe 15, 10, 8, 6, 5, 3, 2 dhe 1 pike per vendin e dhjete. Me kete ndryshim, diferenca e pikeve mes vendit te pare dhe te trete eshte plot 10 pike, cka i jep merita me te medha atij qe triumfon ne nje gare.

Gjithashtu, kete vit si asnjehere tjeter, makinat e sezonit te ri do prezantohen te gjitha ne te njejten dite dhe ne te njejtin vend. Ky vendim eshte pjese e masave per te shkurtuar edhe me shume kostot. Mes qyteteve kandidate per te pritur kete event, Valencia eshte me e mundshmja, edhe pse ende nuk eshte vendosur asgje.

Top Channel