Ndahet nga jeta Albert Shahu

10/12/2009 01:55

Ish trajneri i ekipit te volejbollit per te rinjte te Skenderbeut Albert Shahu eshte ndare nga jeta ne moshen 46 vjecare.

Ai i ka dhene fund jetes ne banesen e tij ne qytetin e Korces per motive qe ende nuk jane te qarta. Policia qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes, thote se Albert Shahu ka shkaktuar vetevrasje.

Tre here nenkampioni i Shqipersise, u gjet i vetevarur ne litar ne ballkonin e apartamentit nga bashkeshortja, aktualisht trajnere e ekipit te vajzave.

Policia po punon per zbardhjen e motivit qe mund ta kete shtyre volejbollistin korcar drejt ketij akti.

Albert Shahu eshte nje nga figurat me te njohura te volejbollit korcar me nje karriere te gjate si sportist dhe trajner. Aktualisht ai punonte si mesues i edukimit fizik ne nje nga shkollat e mesme te qytetit, pas shkeputjes se tij si trajner ne veren e ketij viti.

Top Channel