Hamiti, lobim per Kosoven ne Egjipt
10/12/2009 11:45
Me ftese te kryesuesit te grupit te pavarur parlamentar ne Parlamentin e Egjiptit, Xhemal Zahranit, ne cilesine e kryetarit te Kuvendit te BIK-se dhe te anetarit te Klubit per Politike te Jashtme, Xhabir Hamiti do te qendroje ne nje vizite treditore, nga data 11-14 dhjetor, ne Kajro dhe Portseid.
Gjate kesaj vizite, siç thuhet ne nje komunikate te Sherbimit per informim te Kuvendit te BIK-ut, Hamiti do te mbaje nje ligjerate ne Universitetin e Kanalit te Suezit ne qytetin Portseid, ku do te referoje per historine e Kosoves deri ne pavaresine e saj.
Hamiti, sipas Telegraf, pritet t`i njoftoje ata per rrugen e veshtire qe ka kaluar Kosova gjate historise deri ne arritjen e pavaresise se saj.
Top Channel