Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, te enjten, ka vazhduar seancat degjimore lidhur me shpalljen e pavaresise se Kosoves me paraqitjet e Holandes, Rumanise dhe Britanise se Madhe.

E para ka folur perfaqesuesja e Holandes, Lizbet Lajzand, qe ka thene se vendi i saj konsideron se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne harmoni me te drejten nderkombetare. Ajo ka apostrofuar te drejten e Kosoves per vetevendosje, pasi qe me pare ishin eksplotuar te gjitha mundesite tjera per zgjidhje te ceshtjes.

Lajzand ka thene se e drejta e Kosoves per vetevendosje del edhe nga shkeljet flagrante te te drejtave te njeriut, qe jane deshmuar ne OKB dhe Tribunalin e Hages. Ne kete kontekst, ajo ka folur per 700 mije shqiptare te debuar nga Kosova permes vrasjeve, dhunimeve dhe shkaterrimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA