Filipine, lirohen 18 pengje
10/12/2009 10:25
Pas tete ore nga pengmarrja, ka perfunduar faza e pare e negociatave qe ka cuar ne lirimin e 18 personave, pjesa me e madhe femije te nje shkolle fillore te nje fshati ne San Martin, ne provincen e Agusan del Sur, ne Filipine.
Sipas zedhenesit te ushtrise vendase, Michelle Anayron, komanda e personave te armatosur qe ka sekuestruar me shume se 60 civile, i perket grupit terrorist “Perez”.
Behet fjale per nje organizate kriminale ne zonen e Agusan, ne ishullin e Mindanao, qe ia ka dale te mbijetoje edhe pse dominon prezenca e rebeleve komunist te “Ushtrise se re popullore” dhe te militanteve islamike.
Top Channel