Kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci dhe ai i Lidhjes Socialdemokrate, Branko Cervenkovski kane zhvilluar nje takim koke me koke ne Tetove, ku ne qender te vemendjes kane qene zhvillimet politike aktuale ne Maqedoni dhe proceset eurointegruese.
Dy rivalet dhe armiqte e betuar ne skenen politike per vite te tera te demokracise, kane shqyrtuar situaten e pergjithshme politike, duke mos konkretizuar ndonje bashkepunim te qarte midis tyre.
Ka qene pikerisht kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci qe ka bere publik takimin me Cervenkovskin, ndersa perfaqesues te LSDM kane theksuar se lideri socialdemokrat ka insistuar disa here nepermjet kanaleve te ndryshme qe te zhvilloje takim me Thacin.
“Ishte nje takim i thjeshte ku jane diskutuar zhvillimet aktuale dhe bllokimi i proceseve eurointegruese nga qeveria aktuale. Nuk ka pasur diçka konkrete, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se me Cervenkovskin eshte diskutuar Marreveshja e PDSH-se. Kam perjashtuar numra dhe llogaritje politike, duke vene si primare marreveshjen tone, e cila eshte ajo qe lidh partneritete”, ka theksuar deklaruar Thaci.
Top Channel