Kupa, eleminohet Flamurtari dhe Apolonia

09/12/2009 20:00

Eleminimi i Flamurtarit dhe i Apolonise jane surprizat qe kane rezervuar ndeshjet e kthimit te 1/8 te finaleve te Kupes se Shqiperise.

Vlonjatet kane barazuar 1-1 ne fushen e vet me Gramozin, qe e kishte fituar ndeshjen e pare 1-0, ndersa Apolonia mundi 2-1 Skenderbeun, por kjo fitore nuk i shpetoi fieraket nga eleminimi pasi kishin humbur ndeshjen e pare 1-0 ne Korce.

Ne ndeshjet e tjera nuk ka patur asnje surprize, pasi ekipet e medha e kane siguruar bileten per ne cerekfinalet e ketij kompeticioni.

Teuta arriti te kualifikohej pasi mundi 2-0 Partizanin e problemeve te shumta.

Dinamo e tregoi edhe njehere forcen e saj, kete radhe ne perballjen me Bylis, duke fituar paster 3-0.

Asnje problem per t’u kualifikuar per Tiranen dhe Vllaznine qe e kishin hedhur nje hap drejt fazes cerekfinale qe ne ndeshjen e pare.

Bardheblute mposhten 2-1 Lushnjen, ndersa Vllaznia barazoi 2-2 me Kamzen, por fale fitores 3-1 ne ndeshjen e pare kalon ne cerekfinale.

U kualifikua edhe Shkumbini pas fitores 1-0 me Kastriotin, ndersa Besa u mjaftua me barazimin 1-1 ndaj Lacit per te siguruar nje vend mes 8 me te mirave.

Top Channel