Kriza, Papandreu: Kercenohet sovraniteti i vendit
09/12/2009 17:15
Kriza financiare ne Greqi kercenon sovranitetin e vendit. Alarmi eshte leshuar nga kryeministri grek, Jorgo Papandreu.
“Per here te pare qe prej 1974-es gjendja financiare publike kercenon sovranitetin e vendit. Jemi te vendosur per te bere gjithcka qe eshte e nevojshme per te ndalur deficitin e larte, per te vendosur stabilitetin e financave publike dhe promovimin e zhvillimit”, eshte shprehur ai.
“Eshte rruga e vetme per te evituar qe Greqia te humbase te drejtat e veta sovrane”, theksoi kryeministri grek.
Top Channel