Iran, qeveria liron tre shtetas belge

09/12/2009 13:30

Irani ka liruar tre shtetas belge te cilet mbaheshin nen arrest qe prej muajit tetor per hyrje ilegale ne nje zone te ndaluar iraniane.

Tre personat u liruan me urdher te prokurorit te Teheranit dhe iu dorezuan ambasades belge, bejne te ditur agjencite lokale te lajmeve.

Gjithesesi, burimet nuk japin shume detaje mbi natyren apo vendin ku ndodhet zona e ndaluar ku shtetasit belge hyne ilegalisht.

Nga ana e saj qeveria belge nuk ka bere asnje koment zyrtar mbi kete ceshtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA