Gjukanovic: Ballkani ne BE, brenda 2014
09/12/2009 14:35
Kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjukanovic ka deklaruar se vendet e Ballkanit perendimor duhet te anetaresohen ne BE brenda 5 viteve te ardhshme.
Ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Associated Press”, Gjukanovic eshte shprehur se integrimi duhet te ndodhe para vitit 2014, kur shenohet edhe 100 vjetori i Luftes se Pare Boterore.
“Anetaresimi ne BE eshte menyra e vetme per sigurimin e stabilitetit ne rajon”, ka pohuar Gjukanovic, vendi i te cilit perfitoi heqjen e regjimit te vizave me BE-ne.
Top Channel