Kreu i agjencise se OKB-se per drogen ka paralajmeruar se perhapja e tregtise se lendeve narkotike po e kthen Afriken ne qendren me te madhe te krimit.
Antonio Maria Costa ka deklaruar se sasi te medha heroine dhe kokaine po trafikohen nga terroristet me qellim qe me parate e fituara te financojne operacionet e tyre.
Costa beri thirrje per ngritjen e nje rrjeti trans-Saharian per te parandaluar zgjerimin e metejshem te aktiviteteve te organizatave kriminale.
Muajin e kaluar ne bordin e nje “Boeing 727” qe ndaloi ne Mali u gjeten 10 tonelata kokaine qe vinte nga Venezuela.
“Eshte i frikshem fakti qe ky shembull i lidhjes mes droges, krimit dhe terrorizmit u zbulua rastesisht”, ka deklaruar Costa gjate nje raportimi perpara Keshillit te Sigurimit.
Ai ka shtuar se 50 deri ne 60 tonelata kokaine trafikohen cdo vit permes Afrikes Perendimore dhe 30 deri ne 35 tonelata heroine permes Afrikes Lindore.
Top Channel