Bruksel, Mali i Zi dorezon pergjigjet e pyetesorit
09/12/2009 20:45
Qeveria e Malit te Zi dorezoi sot ne Komisionin Europian pergjigjet e pyetesorit mbi statusin e vendit kandidat.
Ne baze te ketyre pergjigjeve te dhena nga Podgorica per 2100 pyetje te detajuara mbi reformat e bera nga Mali i Zi, Komisioni Europian do te perpiloje rekomandimin e tij ne vjeshte.
Kryeministri Gjukanovic dhe komisioneri Rehn thane gjate konferences se perbashket per shtyp se shpresojne qe Mali i Zi te fitoje statusin kandidat vitin e ardhshem ne menyre qe te celen negociatat per antaresim ne Bashkimin Europian gjate vitit 2011.
Mali i Zi aplikoi ne dhjetor te vitit 2008 dhe komisioneri Oli Rehn dorezoi personalisht pyetesorin ne Podgorice korrikun e kaluar.
Top Channel